Taulant Balla ironizoi thirrjet e opozitës për protestë dhe mosbindje civile, duke shënjestruar në reagimin e radhës të tij, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Ky (Lulzim Basha) është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.
Partia Demokratike ka reaguar në orët e pasdites përmes zëdhënëses së saj. Në reagim, PD i quan shpifje dhe mashtrime kundër kreut të demokratëve.
“Taulant Balla është një lolo i vogël, që Edi Rama përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit që ata të mos mendojnë për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon. Regjimi i banditëve në pushtet mund të mbahet në këmbë vetëm me shpifje, mashtrim dhe manipulim, sepse e vërteta i rrëzon dhe do t’i rrëzojë. Atëherë shqiptarët do të clirohen dhe argëtohen me fundin qesharak të lolove si Balla”, thuhet në deklaratën e PD.
Top Channel