Mediat gjermane përjashtojnë mundësinë që pas sulmit me furgon mbi një turmë njerëzish në qytetin Mynster qëndrojnë motivet terroriste.
Sipas tyre, autori është një shtetas gjerman rreth 40 vjeç, që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por që nuk ka lidhje me terrorizmin.
Mynster, një qytet universitar me rreth 300 mijë banorë përjetoi disa orë paniku. Sulmi ndodhi jashtë një restoranti tepër të frekuentuar dhe në kohën, kur për shkak të ngrohjes së motit shumë qytetare kishin dalë për të bërë blerje.
Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirje banorëve të shmangin lëvizjet në afërsi të sheshit.
Një sulm i ngjashëm në Gjermani në dhjetor të vitit 2016 u mori jetën 13 personave. Autori, një person me lidhje terroriste përplasi kamionin në një treg Krishtlindjesh.
Ai u arratis dhe mbeti i vrarë gjatë tentativës për t’u arrestuar nga karabinieret në Itali.
Top Channel