Alarmi: Një për qind e të pasurve, me 64% të pasurisë

07/04/2018 16:12

Një për qind e më të pasurve të botës do të kontrollojnë deri në dy të tretat e pasurisë së globit, deri në vitin 2030. Ky është rezultati i një analize shokuese, që ka çuar në një apel të zëshëm për aksion.

Udhëheqësit e botës paralajmërohen se, akumulimi i vazhdueshëm i pasurisë në pak duar do të ushqejë mosbesimin në rritje dhe zemërimin në dekadat e ardhshme, nëse nuk ndërmerren veprime për të rikthyer balancat.

Një parashikim alarmues i librarisë së Dhomës së Komuneve në Britaninë e Madhe sugjeron se, nëse trendet që kanë pasuar që nga kriza financiare e vitit 2008 do të vazhdojnë, atëherë 1 për qind e të pasurve të botës do të zotërojnë deri në 64 për qind të pasurisë së globit, në vitin 2030.

Edhe nëse merret në konsideratë një krizë financiare, apo faktorë të tjerë, ata do të mbajnë sidoqoftë më shumë se gjysmën e pasurisë së botës.

Që nga viti 2008, pasuria e 1 përqindëshit të të pasurve është rritur me një mesatare prej 6 përqindësh në vit, ritëm ky shumë më i shpejtë sesa 3 përqindëshi i pasurisë për 99 përqindëshin e mbetur të popullatës së botës.

Nëse vazhdohet kështu, 1 përqindëshi i privilegjuar do të zotërojë një pasuri prej 305 trilionë dollarësh, ndërkohë që shifra sot është 140 trilionë dollarë. Analiza sugjeron se pasuria është përqëndruar në majë për shkak të pabarazisë së të ardhurave, shkallës së lartë të ruajtjes së parave mes të pasurve dhe akumulimit të aseteve.

Të pasurit investojnë po ashtu shumë parà në biznese, bursa dhe asete të tjera financiare, që u kthejnë mbrapsht fitime të konsiderueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA