Vasili: Mbështesim kauzën e kuksianëve. Kush mendon protagonizëm politik, antikauzë

06/04/2018 12:10

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se opozita mbështet kauzën e kuksianëve, por nuk bëhet fjalë për protagonizëm politik.

“Ne jemi mbështetës të kauzës, dhe në mbështetje të tyre ka vend për secilin, po jo për llafazanët, investohen në vijë të parë sakrifikohen, procedohen, arrestohen, përndiqet nga një polici si kjo që nuk ka vetting që e shëron. Ne kemi detyrën ta mbështesim deri në fund, kush ka merakun e protagonizmit politik është antikauzë”, tha Vasili.

Kryeministri tha Vasili e pranoi që është fajtori dhe akti i parë është lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve. “Kryeministri pranoi që ishte ai fajtori dhe përderisa është ai fajtorë, nuk mund të jenë fajtor ata qytetar që janë në burg, kurrën e kurrës. Akti i parë duhet lirimi i tyre i menjëhershëm se do të ishte turp kombëtar që fajtori qeveris vendin dhe ata duhet të qëndrojnë në burg. Hetimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të gjithë prokurorëve dhe policëve që falsifikuan aktet është bërë publik që janë rrëmbyer në mes të natës nga krevati ndërsa në akte është shkruar ora 10 e mëngjesit”, tha Vasili më tej.

Ai foli dhe për mbledhjen e Byrosë një ditë më parë, duke thënë se janë të njëjtët që miratuan kodin e etikës së Kuvendit.

“Këta bastardë kanë miratuar dje një kod etike, çfarë kod etike ,kur dy orë pas mbarimit etika e parlamentit është të poshtërojë popullin ky kryeministër. Nuk mundet të ngrejë më asnjë pretendim. Ai ka humbur të drejtën morale, se politike e ka humbur me kohë. Përfundimisht Ruçi është bërë pjesë e kësaj ushtrie bastarde. Etika e Parlamentit ka vdekur dje bashkë me votimin që bëri në byronë e Kuvendit”, tha Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA