
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një person ka goditur me thikë 4 persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar Policisë së Elbasanit.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për pronësinë e një lokali.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë postës, në një zonë tepër të frekuentuar. Mësohet se autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, është një shtetas me inicialet G.SH.
Shtetasit e plagosur, 44-vjeçari E.Ç, 19-vjeçari Z.Ç, 42-vjeçari A.S dhe 18-vjeçari U.S. ndodhen në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel