Mbikëqyrësi shtetëror i Rusisë për Telekomunikacionin njoftoi këtë të premte se ka dorëzuar një aktpadi për kufizimin e përdorimit të aplikacionit të dërgimit të mesazheve “Telegram”, pasi kompania refuzoi t’u jepte shërbimeve shtetërore ruse të sigurisë mesazhet “sekrete” të përdoruesve të tij.

I renditur si aplikacioni i 9 më popullor në botë sa u përket mesazheve, “Telegrami” përdoret gjerësisht në vendet përreth ish-Bashkimit Sovjetik dhe në ato të Lindjes së Mesme. Përdoruesit aktivë të aplikacionit arritën shifrën e 200 milionë vetëve në muajin mars.

Si pjesë e shërbimeve të tij, “Telegrami” u lejon përdoruesve të komunikojnë përmes “dhomave të koduara” të “chat”-it, biseda që mund të lexohen nga palët e treta, përfshi këtu edhe autoritetet qeveritare.

Por, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka kërkuar qasjen në disa prej mesazheve për të ushtruar detyrat e tij, si për shembull mbikëqyrja e të dyshuarve dhe parandalimi i sulmeve terroriste. “Telegrami” gjithsesi refuzoi të plotësonte kërkesat e FSB-së, duke cituar si shkak respektimin e privatësisë së përdoruesve.

Mbikëqyrësi rus “Roskomnadzor” njoftoi se ka dorëzuar aktpadinë në gjykatën e Moskës këtë të premte, me kërkesën “për t’i kufizuar përdorimin në territorin e Rusisë”.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Telegramit”, Pavel Durov ishte shprehur gjatë marsit në “Twitter”.

“Kërcënimet se do të bllokojnë Telegramin për sa kohë që nuk ofron të dhënat private të përdoruesve të tij nuk do të korrin frytet e dëshiruara. Telegrami do të qëndrojë në respekt të lirisë dhe privatësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA