Më thoni ç’tip jeni, t’iu tregoj ku duhet t’i kaloni pushimet!

06/04/2018 14:46

Jeni duke planifikuar se ku do t’i kaloni pushimet e verës? Secili prej nesh dashuron gjëra të ndryshme, zbavitet apo rehatohet në mënyra nga më të papërngjashme, si dhe irritohet përballë pengesave të ndryshme.

Por, jeni ende në kohë për të lexuar këshillat e mëposhtme. Destinacioni perfekt për udhëtimin tuaj, sipas tipit tuaj…

FOTO GALERI
1/10
1 Hiperaktiv? Zona malore e Dolomiteve! - Mes maleve më të famshme të botës mund të ushtrosh dhjetëra lloj sportesh, edhe nga ato me impenjim të lartë fizik apo atletik. Marshime, çiklizëm, ngjitje apo eksplorim kanionesh. Veçanërisht për ata që adhurojnë çiklizmin, gjatë muajit korrik zhvillohet Maratona e Dolomiteve, një garim prej mbi 130 kilometrash së bashku me mbi 9.000 konkurrentë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA