Shfrytëzimi i fëmijëve/ Raporti i CRCA: Mbi 60 mijë janë viktima të dhunës seksuale online në vendin tonë
24/11 12:47
Sa hyn në molin e Vlorës përballesh me disa peshkarexha të ndryshkura. Por edhe pse të amortizuara, këto mjete lundrimi mbajnë me bukë shumë familje në qytetin e peshkatarëve.
Në mol nuk investohet prej mëse 25 vitesh. Peshkatarët e Vlorës punojnë në kushte të vështira, jo vetëm në det por edhe në tokë.
Edhe pse peshkatarët janë taksapagues të rregullt , natën kur kthehen nga peshkimi nuk ka drita, por as ujë të pijshëm.
Çdo ditë nisen në det dhe kthehen me shpresën se në breg do tu përmbushen premtimet që janë bërë. Heqja e TVSH për blerjen e rrjetave, vajin e anijes nuk do t’i pasurojë, por të paktën do t’u lehtësojë pengesat e një zanati të vështirë.
Top Channel