Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka preferuar të flasë me emra të politikanëve që kanë bërë komente kundër komunitetit të LGBTI.

Duke folur në një aktivitet të Kuvendit, Lu tha se kanë ndjekur komentet e Ylli Manjanit, Tritan Shehut dhe Oriola Pampurit, të cilëve u thotë: “Vetëm pak prej tyre kishin vërtetë kurajo, Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komente të bëra nga Ylli Manjani, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri. Shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë që fjalët e tyre përfaqësojnë jo vetëm bindjet e tyre vetjake po dhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar”, tha Lu.

Ai tha më tej se “është e vërtetë që kam parë përparim gjatë 3 viteve të mia në Tiranë, po kam parë dhe diskriminimin e homofobinë e vazhdueshme, kam parë pak politikanë shqiptarë të gatshëm të mbështesin këtë komunitet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA