Taksa e banesës së dytë, e cila do të tatohet nga fillimi i muajit prill, për banorët e Orikumit është një taksë e cila nuk mund të përballohet.
Banorët e Orikumit janë kundra kësaj takse, e cila do t’i rëndojë edhe më shumë këta banorë të cilët jetojnë vetëm me të ardhurat që nxjerrin në sezonin veror.
Jashtë kamerave shumë nga këta banorë shprehen kundër, por prononcimi i tyre përpara kamerave është me rrezik, pasi sipas tyre rrezikojnë vendin e punës, ose familjarët e tyre. Zona e Orikumit njihet si zonë turistike, dhe këta banorë që jetojnë këtu kanë mundur të bëjnë një banesë të dytë ku ta shfrytëzojnë sado pak në sezon, por taksimi i këtyre banesave është jo normale, pasi edhe çmimet e qerasë për sezon do të rriten, kjo do të thotë sipas banorëve, që edhe ata pak turist që do preferojnë të vinë në Orikum, duke parë çmimet e larta do të largohen ose në një vend tjetër ose jashtë shtetit, ku do të kërkojnë çmime më të ulëta si dhe shërbim më të mirë.
Spiro Gjika banor në Orikum shprehet se, nuk jam kundër taksës, por kjo taksë vendoset kur këtu në Orikum nuk mungon asgjë. Por Orikumi prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e energjisë elektrike , por më kryesorja është se në qoftë se në banesën time të dytë do të vendosej taksë, kjo banesë është e pa legalizuar , dhe shumë banesa në Orikum janë të pa legalizuara.
Adriatik Brahimaj, një tjetër banor, i cili ka disa banesa, shprehet kategorikisht kundër kësaj takes, pasi sezoni veror është vetëm 40 ditë dhe jot re katër muaj, kjo rrezikun që të mbyllen këto banesa dhe banorët të largohen jashtë shtetit për një jetë më të mirë.
Top Channel