Musa Tafani nga fshati Marinëz i Belshit është pronar i një parcele bujqësore të fituar me ligjin 7501, por pas azhornimeve që bëri Bashkia, Z. Tafani i del mangët një sipërfaqe prej më shumë se 3 dynym.
“I bëra kërkesë ministrisë së Drejtësisë dhe ajo i ka kërkuar që të më ofrohet shërbimi, por këta më sorollasim me përgjigje nga më të ndryshmet. Mund të kem ardhur me mijëra herë këtu dhe nuk gjej zgjidhje këtu”, shprehet Musa Tafani.
Zonja Hançe Mëhili nga fshati Malasenj i Cerrikut ka fituar tokën bujqësore me ligjin 7501 në këtë fshat pasi bëri martesën në vitin 1991. Zonja Mëhili, jo vetëm nuk i njihet prona e marrë me këtë ligj, por siç pretendon ajo është falsifikuar akti i martesës dhe zonja figuron e martuar edhe në vitin 1991 dhe në vitin 2010.
“Më thanë që të ma dhurojnë pronën, por kur unë jam bashkëpronare, pse të ma dhurojnë mua”, thotë Hançe Mëhilli.
Luan Muça nga fshati Shtëpanjë i Cerrikut nuk I njihet prona e lënë trashëgimi nga babai dhe gjyshi dhe çuditërisht, edhe pse ekziston një vendim gjykata, kjo pronë figuron në emër të dikujt tjetër.
“Kam 3 vjet që kam mbyllur dokumentet dhe nuk më dalin kartat e pronësisë, as për shtëpinë, as për tokat. Për këto kam paguar edhe 500 mijë lekë”, thotë Luan Muça.
Top Channel