Fshati Gjeroven në Bashkinë Berat është mbi 50 vjet i ndarë nga qyteti i Beratit, prej mungesës së një ure. 800 banorët e këtij fshati të vetmen mënyrë për t’u lidhur me pjesën tjeter të qytetërimit, kanë rimorkiot e traktorëve.

“Osumi që kalon poshtë fshatit tonë na e ka bërë jetën shumë të vështirë. Jemi ne pranverë dhe siç e shikoni lumi është ende i trazuar dhe ne kemi frikë për fëmijët tanë, pasi të gjithë ne duhet të kalojmë çdo ditë në anën tjetër të lumit. Për të kaluar matanë, përdorim traktor të vegjel edhe të mëdhenj, pasi vetëm me to mund të kalojmë lumin. Hipim mbi rimorkio duke rrezikuar jetët tona” shprehen banorët për Fiks Fare.

Në dimër situate ëshët edhe më e rendë pasi lumi fryhet duke e berë më të vështirë kalimin mbi të. Përveç shtëpive këta banorë kanë edhe tokat të cilat prodhimin e tyre janë të detyruar ta kalojnë mbi lumë. Ata nuk reshtin së falenderuari grupin e xhirimit si e vetmja media që ka dëgjuar zërin e tyre.

“E vetmja gjë që duam është vetëm ndërtimi i kësaj ure”, pohojnë të gjithë njëzëri.

Pas shqetësimit të banorëve gazetarët e Fiksit i drejtohen Bashkisë Berat për t’u interesuar nëse jo bashki ka një plan për këta banorë. Nënkryetari z.Bledi Blana pohon se I janë drejtuat Ministrisë së Mbrojtjes për të nënshkruar një marrëveshje, ku ministria merr përsipër të sjell një urë tip ”Beili”, por që Bashkisë së Beratit i duhet të ndërtojë këmbët e urës me fondet e saj.

Z. Blana shton se nga ana e bashkisë është bërë projekti me fondet e kësaj të fundit dhe janë të ardhurat edhe për t’u ndërtuar këmbët e urës. Sipas bashkisë e vetmja gjë që pritet për t’ua bërë realitet urën këtyre banorëve është nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të gjendur para këtij fakti gazetarët iu drejtuan edhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në përgjigjen e saj zyrtare ministria sqaron se falë interesimit të banorëve, por dhe të emisionit Fiks Fare, urën e Gjerovenit e kanë vënë në 70 urat me prioritet në muajt në vijim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA