Lulzim Basha takoi një grup të protestuesve kuksianë që më 31 mars protestuan në Rrugën e Kombit dhe në përfundim të këtij takimi akuzoi prokurorinë se është bërë palë me Edi Ramën.
“Prokuroria Marku-Rama kanë nisur një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit që u ngritën për të drejtat e tyre”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD tha se të tilla akte nuk e mbysin revoltën e drejtë popullore.
“Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nga ai bunker nuk arrin që të kuptojë dhimbjen e këtyre njerëzve. Futja në bunker është fundi i autokratëve të korruptuar”, deklaroi ai.
Basha thotë se protestat nuk do të ndalen kundër “shtetit grabitqar dhe të padrejtë, të privatizuar nga Edi Rama për hir të xhepave të tij dhe të njerëzve pranë tij, duke u vërsulur policinë njerëzve të pambrojtur”.
Top Channel