Myles Joyce përfundoi në litar së bashku me dy persona të tjerë si bashkëautorë të një masakre ku mbetën të vrarë pesë anëtarë të së njëjtës familje.

Gjatë procesit gjyqësor ai mohoi vazhdimisht akuzat dhe pretendonte pafajësinë. Por, një gjykatë irlandeze, në atë kohë nën kontrollin e Britanisë së Madhe nuk mendoi kështu dhe në dhjetor të vitit 1882 ai u ekzekutua.

Kur kanë kaluar 140 vite, Myles ka marrë pafajësinë. Presidenti irlandez, Michael D. Higgins publikoi dekretin që e shpall atë të pafajshëm duke u bërë rasti i parë që daton para se të formohej vetë shteti irlandez.

“Ky është një turp historik në marrëdhëniet mes Britanisë e Irlandës dhe falja, sadopak, synon ta korrigjojë këtë”, thuhet në argumentimin e Presidentit irlandez.

Rasti i Myles Joyce u ngrit nga pasaardhësit e tij, që kërkuan një hetim më të detajuar të çështjes. Në vitin 2015, komisioni qeveritar i ngritur për këtë dhe të tjera raste si ky, doli me një raport ku thuhet se Myles është dënuar padrejtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA