Rruga që lidh zonën e parë me zonën D të minierës në Bulqizë është shembur sërish. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku fatmirësisht në këtë segment rruge nuk ka patur lëvizje.

Kjo është hera e dytë brenda harkut kohor prej 6 muaj, ku herën e parë pak metra më larg u fundos një kabinë furgoni, e cila shërbente si dhomë ndërrimi për minatorët, ku fatmirësisht në ato momente nuk ndodheshin minatorët.

Kjo shembje e rrugës ka bërë që minatorët e zonës D të shkojnë në këmbë për të nisur punën atje.

Sipas ekspertëve të minierave, janë hapësirat e galerive që janë shfrytëzuar për nxjerrjen e kromit ku ka ndodhur shembja e nëntokësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA