Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” për protestën e ditës së sotme të opozitë, e cila bllokoi 4 akse kryesore në vend.
Xhafaj thekson edhe një herë se protesta ishte e paligjshme, ndërsa falënderon qytetarët për durimin, ndërsa vlerëson strukturat e policisë.
Postimi i plotë i Xhafajt
Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.
Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë.
Top Channel