Foto arkiv

Opozita ka paralajmëruar sot përshkallëzim të protestave, duke bllokuar qarkullimin për veriu në Milot, Tiranën në Vorë, juglindjen në Bradashesh të Elbasanit dhe jugun në Lushnje.

Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, në protestë do të dalin që nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, e deri te qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike.

Rreth orës 09:00 ende nuk ka një grumbullim njerëzish në Vorë, ku bllokimi është parashikuar të ndodhë rreth orës 10:15. Drejt Vorës është nisur edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Një tjetër protestë do të zhvillohet edhe në Milot, ku ka një prezencë të shtuar të policisë, kryesisht asaj rrugore, por edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Një tjetër bllokim që pritet të sjellë probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve do të ndodhë në Bradashesh të Elbasanit, i cili është një pikë lidhëse për të gjithë zonën juglindore, por edhe me Maqedoninë dhe Greqinë. Në Elbasan do të jetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, jugu pritet të bllokohet në Lushnjë.

Në përditësim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA