Nga Vora, ku opozita ka bllokuar aksin Tiranë-Durrës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama theksoi se kjo revoltë nuk është kundër një individi, por kundër të keqes që ka instaluar qeverisja.
Theksoi se forma e protestës së ditës e sotme është një formë që njerëzit të kuptojnë se çfarë do të të thotë t’u bllokohet e drejta e lëvizjes.
“Revoltë kundër një qeverie që përveç taksave të padrejta u jep qytetarëve edhe pranga e dhunës dhe gjykatave për të futur në burg qytetarët dhe për të lënë jashtë saj kriminelët e vërtetë. Detyra e opozitës të jetë në krah të qytetarëve. Revolta nuk është kundër një individi, por kundër të keqes që ka instaluar qeverisja. Mosbindja e civile është edhe që njerëzit që duan të kalojnë në këto rrugë të kuptojnë çdo të thotë t’u bllokohet e drejta e lëvizjes. Ku është konsulta me qytetarët për taksat dhe tarifat që bëhen gjithnjë e më të ashpra”, u shpreh Luan Rama.
Top Channel