23/11 22:56
Grupi parlamentar iu LSI kërkon dënimin e kryeministrit Edi Rama për shkelje të rregullores së Kuvendit.
“Të përjashtohet Edi Rama për fjalorin fyes ndaj shqiptarëve. Ai foli në Kuvend me një gjuhë prej rrugaçi. Nuk është hera e parë që Edi Rama flet si rrugaç në Kuvend”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e LSI-së dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ndërkaq, bëhet e ditur se mbledhja e Byrosë së Parlamentit është parashikuar për në orën 18.30 të kësaj të enjte.
Top Channel