Shfrytëzimi i fëmijëve/ Raporti i CRCA: Mbi 60 mijë janë viktima të dhunës seksuale online në vendin tonë
24/11 12:47
Aplikimi i taksës së TVSH për biznesin e vogël në Korçë është shoqëruar me një protestë nga tregtarët të cilët kanë pezulluar aktivitetin për dy orë.
“Është shumë e vështirë, do falimentojmë. Njerëzit nuk kanë, mundohemi t’i ulim në maksimum çmimet”, shprehen tregtarët.
“I bëjmë thirrje qeverisë që ta rishikojë pragun e TVSH-së, pra nga 2 milionë ta çojë në 10 milionë. Duke ulur TVSH-në nga 20% në 6% për produktet e shportës”, bëjnë thirrje ata.
Përgjysmimi i vlerës së TVSH për bizneset e vogla dhe ulja në masën 6% e TVSH për produktet e shportës, janë kërkesat e parashtruara nga tregtarët.
Tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, deri ne zgjidhjen e problemit
Top Channel