Kryemadhi: Rama të ikë vetë, nëse s’e bën, normale të largohet me luftë

05/04/2018 21:26

Monika Kryemadhi ripërsërit se tashmë protestën në dorë e ka marrë populli dhe se opozita do të jetë në krah të tij.

Por, e pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte se si do të largohet Edi Rama, kryetarja e LSI-së e cilësoi normale largimin me “luftë”.

“Duhet të ikë vetë dhe nëse nuk e bën është gjëja më normale për ta larguar me luftë. Unë do të ndjek popullin nga pas”, deklaroi Kryemadhi.

Pse e kundërshton opozita taksën në Rrugën e Kombit? Monika Kryemadhi thotë se paratë për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e plotë të kësaj rruge janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen nga shqiptarët.

“Çdo makinë në Shqipëri paguan 80 mijë lekë të vjetra në vit taksë qarkullimi vjetor, nga të cilat 50 mijë për Rrugën e Kombit dhe 30 mijë për pjesën tjetër të rrugëve. Nga 2002 400 mln euro u janë marrë vetëm shqiptarëve për Rrugën e Kombit”, deklaroi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA