Pas deklaratës së Ramës në Kuvend se nuk do të rifillojë pagesa për Rrugën e Kombit pa gjetur një zgjidhje, ka reaguar nga Elbasani ku është në protestë edhe kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi u shpreh se me këtë deklaratë, Edi Rama kërkon të fitojë kohë dhe ajo që ai duhet të bëjë tani është të lirojë kuksianët që mbahen në burg për protestën.

“Ai kërkon të fitojë kohë, si frikacak që është dhe për të krijuar apologjinë për t’u takuar me kuksianet dhe me popullin. Kur ai është në hall thotë të tilla gjëra. Ajo që duhet të bëjë është të lirojë kuksianët. E njoh mirë, kur ai është në hall të bëhet urë, por sapo ndihet në formë i rikthehet arrogancës së tij. Është i zhytur në zullum që askush nuk mund ta shpëtojë.

Sa i përket protestave, Kryemadhi u shpreh se ato janë të qytetarëve dhe do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave. “Protestat janë të qytetarëve, ne jemi mbështetës të tyre. Ne nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA