Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini.

Bëhet e ditur se kallëzimi është bërë për “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 te kodit penal.

IKMT thotë se Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.

“Të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA