Transparenca e financimit të partive politike mbetet sipas DW një problematike e vjetër në Shqipëri, ku prej vitesh partitë politike japin shuma luksoze për të lobuar jashtë apo për të organizuar fushata e mitingje, çka është në kontrast të ndjeshëm me varfërinë e vendit.
Rreth 2 milionë euro dhanë tre partitë kryesore politike për lobim në SHBA në vitet e fundit, sipas Institutit të Studimeve Politike në Shqipëri.
Ndërkohe buxheti i shtetit shqiptar jep mesatarisht, sipas vitit zgjedhor, gati 1,6 milionë euro për të gjitha partitë politike në Shqipëri.
Nga vijnë kaq shume para?! Johanna Deimel, eksperte në Shoqatën e Europës Juglindore thekson për DW se është shumë e vështirë t’ia gjesh burimin fluksit të parave që hyjnë jo vetëm tek partitë shqiptare, por edhe ato të vendeve të tjera të Ballkanit.
“Problemi i financimeve të fshehura apo ilegale të partive dhe mungesa e transparencës bën pjesë ndër problemet kryesore të rajonit”, thotë njohësja e mirë e tij. “Paratë- vazhdon ajo,- rrjedhin ose drejt e tek politikanet apo partitë, ose jo drejtpërdrejtë përmes kanaleve të tjera, si financimi i mediave përkrahëse, apo firmave të rëndësishme e besnike.
Institucioni më i rëndësishëm i kontrollit për partitë politike në Shqipëri është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por ai, për median prestigjoze gjermane, i ngjason më shumë një tigri pa dhëmbë, e kjo mund të konsiderohet deri diku e pritshme duke qenë se anëtarët e tij organizmi përcaktohen proporcionalisht nga partitë dhe më pas është po ky komision që emëron auditet, të cilët kontrollojnë forcat politike.
Top Channel