Tabaku i përgjigjet Gjiknurit: Të mbroni interesat e qytetarëve, jo të konçesionarit

03/04/2018 13:07

Në përgjigje të minstrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se qeveria duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të koncesionarit.

“Rruga e Kombit ka 5 vite që nuk mirëmbahet, kërkon një buxhet minimal, kërkon vetëm 10 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur kjo rrugë, ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria. Sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe u thanë që mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve. Sot përsëri dhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshëm dhe duhet ta paguajnë shqiptarët. Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e Rrugës së Kombit është e papërballueshme për to. Mbasi qeveria të kthejë përgjigje se pse bën avokatin e koncesionarit? Se pse nuk e përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe për mirëmbajtje? Atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për ta refuzuar për ta paguar këtë taksë. Kjo taksë është antiligjore, është antikushtetuese, është antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo interesin e koncensionarit. Ka ikur dita që Rama do të vazhdojë të vjedhë qytetarin, që do të vazhdojë të grabisë qytetarët. Qytetarët sot këtu të Tiranës, të Kukësit dhe të çdo qyteti tjetër janë në mbrojtje të interesit të tyre, në mbrojtje të financave të tyre, në mbrojtje të ekonomisë së tyre”, është shprehur Tabaku mes protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA