Rreziku nga rrëshqitjet. Në Pishkash banorët presin me frikë reshjet

03/04/2018 12:32

Banorët e Pishkashit në Orrenjas jetojnë me frikën nga rrëshqitjet e dheut edhe kur koha është me diell. Reshjet e këtij viti kanë shkaktuar rrëshqitje toke dhe ankthi është i madh mes banorëve.

20 banorë të fshatit Pishkash në Prrenjas rrezikohen nga rrëshqitjet e tokës të cilat, përveç ngastrave bujqësore, nuk po kursejnë as shtëpitë e tyre.

Sabri Bisku dhe familjarët e tij nuk e kanë parë kurrë një situatë të tillë edhe pse jetojnë në këtë vend brez pas brezi. Moti i mirë ka bërë që këto familje të qetësohen disi, por pa fshehur ankthin e shiut që do të rikthehet.

“Jam 81 vjeçe, nuk mbaj mend, nuk kam parë më parë të ketë ndodhur”, shprehet Mereme Bisku.

“Erdhën e panë nga Bashkia, kanë kaluar më tepër se 8 ditë, por asgjë”, shprehet Sabri Bisku.

Thatësira për një kohë të gjatë dhe më pas shirat e rrëmbyer të menjëhershëm mendohet të jenë shkak i situatave të tilla, të cilat kanë prekur të gjithë vendin. Në qarkun e Elbasanit rrëshqitje toke janë vënë re në disa fshatra të Prenjasit, Elbasanit e Librazhdit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA