Një ditë pasi opozita e bashkuar vendosi kundër bojkotit dhe organizimi i protestave mbarëpopullore kundër Qeverisë, duke bërë edhe thirrje për mos bindje civile, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama përmes rrjetit social Facebook.
Teksa shprehet se opozita e sotme tentoi të vendoste një tarifë prej 8-9 eurosh kur ishte në qeveri për Rrugën e Kombit, tani synon të djegë rrugën europiane të Shqipërisë.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan Rama.
Nuk ka bojkot, vendoset mosbindja civile, Basha: Të bllokojmë rrugët, të mos paguajmë taksat
Top Channel