Plumba për pronën, arrestohet 58-vjeçari. Ish kryeplaku ndërron jetë në spital

03/04/2018 14:20

Pas një debati për motive pronësie me ish kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, Fatmir Cenaj, 58 vjeç nga ky fshat e ka plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.40 në Rehovë. Ish kryeplaku Jonuz Banaj dhe Fatmir Cenaj prej vitesh kanë një konflikt pronësie, dhe debati i këtij mëngjesi ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Cenaj e ka plagosur me automatik, model 56. I dëmtuari u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Fatkeqësisht Banaj nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkaq autori është arrestuar në kohë rekord nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA