Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët u shpreh se qeveria shqiptare ka pasur një plan të studiuar për mirëmbajtjen e rrugëve në vend që parashikonte pagesën e kalimit në disa prej akseve që në vitin 2008.

Madje, sipas Gjiknurit, taksa e kalimit në Rrugën e Kombit është prezantuar që në 2016 kur filluan punimet e mirëmbajtjes, por fillimisht është folur në 2011-ën nga qeveria “Berisha”.

“The në Parlament se unë e anulova se mu duk e lartë. Si shpjegohet se ti këtë studim e ke miratuar me vendim qeverie dhe e ke shpallur për garë me tarifë 8.5 euro. Ky skenar i Berishës dështoi. Në 16 tetor 2013, me ardhjen e qeverisë sonë, ku ministër ishte Haxhinasto, IFC sugjeron të ndiqet skenari i parë nga një tender ndërkombëtar, ku u paraqitën dy oferta dhe u përzgjodh një ofertë fituese dhe kontrata u nënshkrua dhe kontrata u nënshkrua në 6 dhjetor të vitit 2016 nga ish-ministri Sokol Dervishaj. Tarifa e parashikuar në studim ishte 5.3 deri në 5.9 euro në studim koncesionari dhe oferta e përzgjedhur. Negociatat e çuan tarifën në vlerën 5 euro”, tha Gjiknuri.

Ministri e pranoi megjithatë që duhej bërë më shumë për sa i përket konsultimit të publikut, por kjo nuk justifikon sjelljen e disa ditëve më parë gjatë protestës. Ai shtoi se personat e arrestuar nga policia rezultojnë me precedentë penalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA