Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Kinën, pasi kjo e fundit ka imponuar tarifa hakmarrëse kundër SHBA-ve, në një sërë mallrash, përfshirë mishin e derrit dhe verën.
Pekini ka futur taksa deri në 25%, në 128 produkte të importuara nga Amerika, pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa të larta për çelikun dhe aluminin.
Kina tha se masa kishte për synim të mbronte interesat e saj dhe të balanconte humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane. Aksioneve amerikane pësuan një rënie të ndjeshme, pjesërisht edhe nga frika se taksimi i lartë do të përshkallëzohet.
Në deklaratën e saj për tarifat, Shtëpia e Bardhë akuzoi Pekinin për “shtrembërimin e tregjeve globale”.
“Në vend që të synojë eksportet e tregtuara në mënyrë të drejtë në SHBA, Kina duhet të ndalë praktikat tregtare të padrejta, të cilat po dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe shtrembërimin e tregjeve globale”.
Top Channel