Ekspertët vlerësojnë se çështja e autizimit po shndërrohet në krizë të shëndetit publik për sa i përket rritjes së numrit të fëmijëve me çregullime dhe mungesës së shërbimeve për ta.
Dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Çështja e autizmit është diskutuar para deputetëve në komisionine e Shëndetësisë ku ekspertët kanë sugjeruar si të rëndësishme ndërhyrjen me terapi që në moshën 2 vjeç të tyre.
“Numri i rasteve të reja të diagnostikuara shkon me 30-40% rritje çdo vit. Ajo çka është më e rëndësishme mendoj është zvogëlimi i moshës që Shqipëria sot është në gjendje të ndërhyjë, të ndërhyjë që në moshën 2-vjeçare”, thotë prof. dr.Ariel Çomo, ekspert i shëndetit mendor.
Autizmi prek 1 në 68 fëmijë të lindur në Shqipëri .Ndonëse janë bërë përpjekje për frekuentimin e shkollës dhe integrimin e tyre me mësues mbështetës sërish arsimimi i fëmijëve çalon pasi mësuesit mbështetës kanë njohuri të përgjithshme për aftësinë e kufizuar.
“Është i vështirë të integrohen sepse ata duan program individual”, thotë Rozalba Merdani, arsimi parashkollor dhe fillor në MAS.
Prindërit të cilët kanë fëmijë me çrregulime të spektrit autik u bëjnë thirrje donatorëve për ndihme pasi privatisht nuk mund ta përballojnë .
Një seancë terapie në psikolog privat kushton 2 mijë lekë ndërkohë që ato duhet të jenë intensive , të vazhdueshme në një kohë të pa limit.
Top Channel