Një konflikt në gjendje të dehur mes dy miqve ka pasur në përdorimin e një thike që i ka marrë jetën njërit prej tyre. Raportohet se viktima dhe autori, të dy banues në fshatin Hot i Ri ishin shokë me njeri-tjetrin, e ngjarja ka ndodhur teksa ndodheshin në lokal me disa miq të tjerë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate në fshatin Hot i Ri të Shkodrës. Viktima dhe autori kanë nisur një debat me sharje e fyerje dhe më pas kanë dal jashtë lokalit ku konflikti banal për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 27-vjeçarit Kristian Shkambi, i cili ka goditur për vdekje 28-vjeçarin Kole Fermosi.
Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar menjëherë në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.
Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia pak minuta pasi kishte kryer krimin.
Top Channel