Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit zbarkuan gjatë të hënës në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje 23 personat e arrestuar pas protestës dhe shkatërrimeve në pikën e pagesës së taksës për Rrugën e Kombit.

Të arrestuarit janë pyetur në ambiente e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në komisariatet numër 1 dhe 3.

Burimet kanë pohuar për Top Channel se asnjë nga 23 të ndaluarit nuk ka pranuar se ka djegur apo qëlluar me gurë ndaj policisë apo pikave të pagesës së taksës së firmës koncensionare.

Madje, mësohet se ata kanë kërkuar një marrëveshje fjalë me prokurorët se nëse ata siguronin video, ku ata duken duke kryer akte dhune, do të bënin dyfishin e viteve të burgut që parashikon vepra penale.

Të njëjtat burime kanë pohuar se pritet që të ndaluarit të dalin para gjykatës së Kukësit ditën e mërkurë, ku do të caktohen masat e sigurisë për secilin prej tyre. Sakaq, policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për tetë persona, të cilët mbrëmjen e 1 prillit kanë protestuar në hyrje të drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ndërkohë, gjatë kohës që prokuroret zhvillonin seancave e pyetjeve, jashtë ambienteve të drejtorisë së policisë së Tiranës qindra qytetarë nga Kukësi, por edhe nga Tirana kanë vijuar protestën për lirimin e 23 të ndaluarve, duke mbajtur për orë të tëra të bllokuar rrugën “Sami Frashëri”.

Ndërsa dy qytetarë duke parë mungesën e policisë, e cila nuk kishte bllokuar hyrjet për në rrugën “Sami Frasheri”, duke bërë që mjete të kuptonin bllokimin vetëm kur arrinin tek turma, kanë nisur ta bëjnë vetë këtë punë, derisa i kërkuan një ndihmë një patrullë policie që kaloi aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA