Pas 2 375 ditësh e 21 orësh në orbitë, stacioni hapësinor kinez, Tiangong 1 e përmbylli rënien e tij të lirë në paqësorin jugor.
Ai hyri në tokë në orën 02:16 të mëngjesit dhe për momentin nuk është sinjalizuar ndonjë pasojë. Kina i humbi kontaktet me Tiangong 1 dhe u detyrua ta shpallte jashtë kontrollit.
Emri i tij nënkupton ‘pallati qiellor’ dhe historia e tij u ndoq nga teleskopë dhe radarë të gati 12 agjencive hapësinore e qendrash kërkimore nga e gjithë bota.
Mjeti hapësinor me madhësinë e një autobusi dhe peshë prej 8 ton rrezikonte fillimisht një zonë që shtrihej nga dy amerikat në Oqeani, por që mëngjesin e Pashkëve u kufizua, me përjashtimin e Amerikës qendrore dhe veriore, një pjesë të madhe të Australisë, Zelandës së Re dhe Madagaskarit.
Më vonë u përjashtua edhe Afrika juglindore, India dhe Indokina. Rreth orës 01:00 të mëngjesit të 2 prillit filloi numërimi mbrapsht për hyrjen në tokë.
Lajmi se ‘pallati qiellor’ e kishte mbyllur vrapin e tij mbërriti rreth një orë më vone, pas impaktit në atmosferë. Jeta e stacionit hapësinor duhej të ishte e shkurtër, prej gati 2 vjetësh, por në 2013 kina vendosi të zgjaste aktivitetin e tij, derisa në muajin mars humbi kontaktin dhe u detyrua ta shpallte jashtë kontrollit.
Top Channel