Të arrestuarit e Kukësit, për ngjarjen në Rrugën e Kombit janë sjellë në Tiranë, dhe protesta e djeshme kundër këtyre arrestimeve po vijon në kryeqytet.

Policia ka zhvendosur protestuesit nga trotuari në rrugë, duke u bërë shkak për bllokimin e qarkullimit normal të makinave. Fillimisht protestuesit qëndruan në trotuar, por policia ka kërkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojnë kalimin e qytetarëve të tjerë.

Një ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha doli në konferencë për shtyp për të ripërsëritur kërkesën për lirimin e personave të arrestuar nga policia në Kukës për protestën e së shtunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA