Veliaj uron Pashkën: Të ringjallim shpresën për një Shqipëri më të mirë
01/04/2018 10:50
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës përmes një mesazhi në Facebook.
Veliaj përcolli urimet e tij për këtë festë të komunitetit katolik, duke theksuar se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të reflektuar dhe për të menduar se si mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë! Le të na shërbejë kremtimi i kësaj dite, si një moment për të ringjallur shpresën e besimit dhe shpresën për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Veliaj në rrjetin social.
Top Channel