Lulzim Basha uron Pashkët nga katedralja e Rrëshenit
01/04/2018 12:23
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në meshën e Pashkëve në katedralen e Rrëshenit.
Mesha u mbajt nga don Agustin Bardhi në katedralen “Jezusi, i vetmi Shpëtimtar i Botës”.
Më parë, Basha kishte zgjedhur Facebook-un për të uruar të gjithë katolikët për festën e tyre.
“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë, e të gjithë shqiptarët kudo që janë: Gëzuar e për shumë vjet Pashkët”, shkroi kreu i PD-së.
Top Channel