10/01 19:22
Një lojë mes miqsh u bë shumë e rrezikshme kur një djalë iu afrua tabelës së shigjetave dhe vuri dorën mbi të, duke i kërkuar shokut të tij të dehur që ta hidhte shigjetën në shenjë.
Por, djali i pirë, i cili nuk duket në video, ia hodhi shigjetën e vogël drejt e në kokë mikut të tij, duke qenë shumë larg objektivit të vërtetë.
Personi që regjistron videon nis të qeshë dhe të bërtasë: “E ke në kokë, ore!”
Por, vetë i dëmtuari duket se nuk e vret fare mendjen dhe qëndron shumë indiferent ndaj këtij incidenti.
Top Channel