Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se kryeministri kërkon të kriminalizojë dhe jo të dëgjojë dhe respektojë popullin, kur 100 protestues në tunelin e Kalimashit janë plagosur.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se: “Kryeministri që poshtëroi popullin me fjalë të neveritshme si “diçka që nuk ngrihet” duhet të ketë turp që t’i flasë popullit sepse pas kësaj nuk është më kryeministri i këtij populli”.

“Kriminelët qeveria i ka brenda vetes dhe nuk u heq as imunitetin por i mbron në mënyrë të vendosur. Qeveria e drogës që shkatërroi ekonominë e miliona shqiptarëve dhe policia e ministria e Brendshme, që me vite të tëra u bë mburojë dhe përkrahëse e drogës nuk ka as moral, as autoritet të flasë për popullin”, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA