Protesta në Kalimash, Prokuroria: Po punojmë të gjejmë autorët dhe shkaktarët e dhunës

31/03/2018 16:22

Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një deklarate shprehet se po punon për gjetjen e autorëve dhe shkaktarëve të dhunës në Tuneliun e Kalimashit.

“Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deklarata vijon më tej se kryeprokurorja Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin. Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA