Foto ilustruese

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25 një 34 vjeçar ka mbërritur në spital i plagosur në këmbë me armë zjarri.

Policia, e cila është njoftuar për rastin, bën me dije se i plagosuri është 34-vjeçari me incialet B.B dhe ka shkuar me automjetin e tij në spital.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, por raportohet se plagosja ka ndodhur tek sheshi “Shqiponja”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA