Në frontin e luftës, aty ku SHBA dhe Turqia janë kundërshtarë

31/03/2018 17:07

Mbi një kodër të gjelbëruar, luftëtarët kurdë dhe arabë qendrojnë pas barrikadave në një vijë fronti ku tensionet janë më të larta se kurrë. Në mbështetje të tyre, trupa amerikane patrullojnë rrugët në mënyrë që të pengojnë kalimin nga shkëmbime sporadike zjarri në një betejë të mirëfilltë.

Nga ana tjetër e kodrës janë kundërshtarët: forcat opozitare siriane. Të pozicionuar në kryqëzime të ndryshme në fshatin Halawanji, ata kanë në shënjestër gjatë gjithë kohës kundërshtarët e tyre. Në mbështetje të tyre, trupa turke që kanë ndërtuar një bazë aty, dhe janë gati të përfshihen në ndihmë të aleatëve të tyre.

Një situatë pak absurde, ky dy aleatë të NATO-s janë në anët e ndryshme të të një konflikti. Deri tani, vetëm prania e trupave amerikane i ka penguar ushtarët turq që të përparojnë më në lindje dhe sulmojnë qytetet e drejtuara nga kurdët.

Qyteti Manbij aty pranë, është strategjik për të dy palët. Është pika më perëndimore e drejtuar nga kurdët sirianë, të cilët Turqia i konsideron terroristë, por që mbështeten nga amerikanët në luftën e tyre kundër regjimit të Assadit.

Dhe pas çdo plumbi të gjuajtur, pas çdo bombe që shpërthen, të gjithë vendasit presin reagimin e aleatëve të mëdhenj në NATO, që aty, në një fshat sirian, janë praktikisht armiq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA