Mbillen pemë të reja, Veliaj: Kemi dyfishuar hapësirat e Liqenit

31/03/2018 15:17

Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës, Parkut të Liqenit Artificial po i shtohen sipërfaqet e gjelbra.

Aksionit iu bashkua edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, që me rastin e Pashkëve, festës së ringjalljes së shpresës, zgjodhi ta kremtojë këtë festë duke i dhuruar qytetit pemë të reja.

“Bëmë shumë mirë që e shtuam me një muaj aksionin sepse vetëm lista e pritjes e gjithë subjekteve që donin të dhuronin ishte jashtëzakonisht e madhe. Kështu, pse të mos u japim mundësinë të gjithëve t’i japin mbrapsht bujarinë qytetit të tyre. Sot liqeni ka dyfishuar korsitë e vrapimit, ndërkohë që ka një korsi totalisht të re të biçikletave. Janë ndërprerë shtigjet ku më përpara hynin makinat, kështu që makinat kanë një by pass dhe ndërkohë shumë shpejt, me vendosjen e tapeteve të fundit, me vendosjen e ndriçimit dhe me gjithë këtë fushatë të mbjelljeve, do të kemi dyfishuar hapësirën e fituar të liqenit”, tha Veliaj.

Sot, nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan një grup vrapuesish dhe sportistësh për të mbjellë fidanë të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA