Policia e Lezhës gjatë një kontrolli ka gjetur në një ofiçinë një sasi prej 31.13 gram kokainë, duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj, Izmir Gurluge.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambjent ofiçinë, pranë baneses tij është kapur me një sasi prej 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular”, njofton policia e Lezhës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA