Trafikantë me mandate, Lu: Prangosni të zgjedhurit që trafikuan femrat

30/03/2018 11:25

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek politikanët e përfshirë më herët në trafiqe të jashtëligjshme.

Ai ka kërkuar jo vetëm përjashtimin e tyre nga politika dhe vendimmarrja, por edhe arrestimin. Tani është koha për t’i prangosur, thotë Donald Lu.

“Ky është një krim i paimagjinueshëm dhe është plotësisht kundër vlerave të njerëzve që jetojnë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja që edhe nga vende të tjera nga rajoni, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme nga skllavëria. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, u shpreh Donald Lu.

Edhe më herët, ambasadori amerikan ka ripërsëritur akuza të tilla. Disa thirrje publike të tij shtrënguan mazhorancën socialiste që të largonte nga Parlamenti deputetë me anë të dorëheqjeve ose mosrikandidimeve të tyre.

Deklaratat e forta të ambasadorit Lu janë shigjetuar edhe mbi të zgjedhurit vendorë, të cilët kanë qëndruar në detyrë. Por këto deklarata vijnë pak muaj para përcaktimeve për zgjedhjet e reja lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA