Tarifa për rrugën, Vasili: LSI nuk ka përgjegjësi, ndryshoi realiteti

30/03/2018 11:23

Për Lëvizjen Socialistge për Integrim reagimi legjitim kundër tarifës së vendosur për Rrugën e Kombit është reagimi popullor dhe jo gjykatat.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i pyetur se a do të ndërmerreshin hapa ligjore kundër taksës dha këtë përgjigje: “Rrugë më legjitime, të vërtetë e reale se sa reagimi mbarë popullor nuk ka, pasi taksa është në konflikt me qytetarët dhe janë ata që votojnë politikën, mbajnë në këmbë shtetet dhe ai është gjykimi më i madh që i bëhet, është më i fortë se gjykimi çdo gjykate”, tha Vasili.

Por nisur nga fakti se diskutimi i tarifës ka nisur që në kohën kur ishte ministri i Transporteve i LSI-së, Edmond Haxhinasto, Vasili tha se LSI uk ka asnjë përgjegjësi për këtë, pasi realiteti ndryshoi.

“LSI nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë. Deri në 2018 Shqipëria nuk eci në rrugën e një Shqipërie normale që do të lulëzonte siç fliste qeveria, po ra në greminën e një qeverisje të drogës dhe kanabisit. E thënë e tillë, shqiptarët u rrënuan, me mijëra ikën në Europë si emigrantë, i gjithë konteksti kur filloi të diskutohej kjo punë ishte kontekst i ri që nuk pati lulëzim po rrënim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA