Punëtor ditën, shitës droge natën/ 30-vjeçarin shqiptar e zbulojnë fqinjët

30/03/2018 10:48

Policët e komisariatit të Sanremos kanë sekuestruar 30 kg drogëra të ndryshme dhe ka vënë në pranga shpërndarësin e tyre.

Mediat italiane flasin për një 30-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ishte punëtor ditën dhe shpërndarës droge natën, që priste “klientët” e tij në një apartament në Riva Ligure, duke sjell shqetësim tek fqinjët. Ishin pikërisht këta të fundit që kishin lajmëruar policinë.

Pas gjetjes së vendndodhjes, policët shkuan në shtëpi dhe e arrestuan, duke sekuestruar 30 kg drogë hashash, marijuanë dhe kokainë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA