Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat se “nga përgjimet e autoriteteve italiane, provohet se Saimir Tahiri dhe Jael Çela, drejtor i Policisë së Vlorës, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e kanabisit nga Shqipëria në Itali”.
“Por, këto prova janë bërë të pavlefshme deri tani sepse ish-ministri i Brendshëm ka mbrojtje politike. Me vendimin për të mbrojtur Tahirin, Edi Rama nuk mbron thjesht ministrin e Brendshëm, por pushtetin e tij që i ka rrënjët në kanabizimin e vendit”, theksoi Alibeaj.
Deputeti demokrat shtoi se “kostoja e imunitetit politik për Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përsa kohë BE kërkon Saimir Tahirin përpara drejtësisë në mënyrë që Shqipërisë t’i hapen negociatat”.
Top Channel