Foto arkiv

Pas Fatos Lulos, në sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të kalojë gjyqëtarja tjetër e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Sipas njoftimit të vetë KPK, seanca dëgjimore me subjekt rivlerësimi Vitore Tushën është përcaktuar për në datën 4 prill, në orën 10.00.

Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.

Pak ditë më parë, ishte gjyqtari Lulo që nisi procesin nga radhët e Kushtetueses, por që ngeci në sitën e vetingut. Ai u shkarkua me vendim të KPK-së.

Kryesuesja e KPK-së nuk i bëri publikë argumentat që largojnë nga drejtësia Fatos Lulon, arsyetime që do të duhet të bëhen publike brenda 30 ditëve.

Vendimi, i cili është administrativ, konsiderohet i shkallës së parë, por që të marrë formë përfundimtare duhet të shqyrtohet edhe në shkallën e dytë të organeve të vetting-ut, që është Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Fatos Lulo nuk ishte në asnjërën prej seancave, ndërsa avokati tij, Ardian Visha, e konsideroi vendimin të padrejtë dhe lëvizje të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA