Bashkim Fino, i cili ishte rivali i Armand Dukës për kreun e FSHF, ka reaguar pasi Gjykata e Tiranës nuk pranoi të depozitojë rezultatet e Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit në regjistrin tregtar.
Fino thotë në reagim se ky është një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Më tej, ai thotë se Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Deklarata e plotë
Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të paautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.
Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.
Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Për një futboll të pastër dhe të drejtë!
Top Channel